logo design
   
  psikologjia
  Teoria James-Lange
 


A jemi ndodhur ndonjehere ne situate me rrezik dhe menjhere mbas kesaj jemi ndjere te friksuar? Teoria James-Lange shpjegon se ndjenja e frikes rrjedh mbas ndryshimit fiziologjik dhe sjelljes.
Sigurish, shume prej nesh kuptojne se emocioni vjen perpara se te veprojme: ne ikim shpejt sepse jemi te friksuar, apo zihemi sepse jemi te zemeruar etj.
William James (1884) dhe Carl Lange (1885) arriten ne perfundim(edhe pse punonin te ndare nga njeri-tjetri) se "sjellja i paraprin emocionit". Kjo shpjegon faktin se kur trupat tane reagojne automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisore, ne behemi te vetedijshem se keto reagime (fiziologjike apo kognitive) formojne nje emocion te caktuar, te cilin ne jemi te detyruar qe ta ndjejme(perjetojm).

               Ngacmuesi   ⇒  Sjellja  ⇒  Eksitimi  ⇒ Talamusi
                                           teoria James-Lange

Si funksionojne keto "mekaniza"?
Ne fillim sjellja dhe eksitimi fiziologjik kryhen te parat, pastaj vjen eksperienca subjektive e emocionit.
Ne kete menyre ne jemi te friksuar sepse jemi duke u dridhur etj...
Disa studime konfirmojne se per cdo emocion ekzistojn ndryshime te vogla te kushtezimit fiziologjik p.sh., McGeer (1980) kuptoi se hormoni i epinephrines(epinefrines) sekretohet gjate zemerimit  ose agresivitetit, ndersa norepinephrina(norepinefrina) sekretohet me shume gjate frikes se ankthit.
Fare lehte mund te dalim ne hipotesen se: ne qoftese ndergjegjsimi per nje emocion te caktuar eshte i njejte me ndergjegjsimin per nje gjendje fizike, atehere mund te thuhet se per cdo emocion ekzistojne gjendje fiziologjike te ndryshme dhe krejt te percaktuara.


                       

 
  visits 61075 visitatori (152038 hits) Pèrmbajtja e kèsaj faqe èshtè e tuteluar nga Copyright. KUJDES!!! Permbajtja e kesaj faqe eshte vetem ne nivel informative  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente