logo design
   
  psikologjia
  Personaliteti dhe zhvillimi i tij
 

 

Personaliteti eshte shuma e te gjitha gjerave qe perbejne nje person: veprimet, mendimet dhe ndjenjat(emocionet). Per shkak te natyres gjitheperfshirse te personalitetit, psikologet e kane te veshtire te formulojne nje perkufizim te pranueshem.
Personaliteti perkufizohet edhe si modele te dallueshme dhe te qendrueshme te sjelljes dhe njohjes, qe karakterizojne pershtatjen e nje personi né jete.
Freud e mendonte personalitetin si nje ajsberg, qe vetem pjesa mbi uje i duket. Njeriu ne konçecionin freudian, eshte ne tension te vazhdueshem drejt realizimit te kenaqesis te impulseve te tij. Freud propozoj nje model shpjegues te personalitetit i cili perbehet nga tre koncepte kryesore: 1- id-i, superego dhe ego.
            
 
Mendja e ndergjegjshme            
           
Mendja e pandergjegjshme       EGO  
Mendja e pandergjegjshme SUPEREGO        
       
  IDI
TEORIA PSIKOANALITIKE E FREUDIT
         
 Idi qe eshte i pranishem qe ne lindje, perfaqeson prirjet baze instiktive dhe biologjike. Sipas Freud Idi  vepron mbi basen e parimit te kenaqesise, ne te cilen nxitjet instiktive kerkojne kenaqesi te menjehershme ne menyre te pandergjegjshme dhe impulsive, duke mos marre parasysh motivacionet.
Idi permban dy instikte kryesore: instiktin e jetes dhe instiktin e vdekjes. 
Superego perbehet nga vlera shoqerore dhe familjare qe nje person ka ne vetvete. Ajo eshte e pa ndergjegjeshme  dhe frenon deshirat e Idit.
Ego perbehet nga nje aftesi e ndergjegjshme per te perceptuar dhe per  te vepruar ne realitet ne nje menyre me inteligjente. Ajo vepron si ndermjetes midis Idit dhe Superegos.
Sigurisht ne personalitetin e nje personi te pershtatur mire Ego eshte forca me dominante.
Sipas Freud, personaliteti i nje individi eshte rezultat i nderveprimit te ketyre tre forcave.
Ne nje fare menyre Idi perfaqeson <dua>, Superego <duhet> dhe Ego <mund>.


Nga e majta posht ne te djatht: Sigmund Freud, Stanley Hall, C.G.Jung
Larte nga e majta ne te djathte: Abraham A. Brill, Ernest Jones, S.Ferenczi.
 
  visits 61164 visitatori (152288 hits) Pèrmbajtja e kèsaj faqe èshtè e tuteluar nga Copyright. KUJDES!!! Permbajtja e kesaj faqe eshte vetem ne nivel informative  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente