logo design
   
  psikologjia
  Jung dhe psikoanaliza analitike
 
Carl G Jung ka lindur ne Turgovia ne vitin 1875. Diplomohet ne mjeksi ne Bazilea dhe ne 1900 trasferohet ne Zyrig. Aty  nis te praktikoj edhe profesionin e tij si mjek nen drejtimin e Eugen Bleuler. 
                                                      
Nxenes dhe ndjekes i Freud, ku me 1913 ai do ta prishte kete lidhje me publikimin e librit( ne italisht) " La libido, simboli e trasformazioni", ne te cilin shfaq mendimin e tij mbi inçestin(mardhenien seksuale ne gjini), mbi libidin (epsh seksual) dhe shume ideve te tjera qe do te ishin jo te njejta me ato te Freud. 
Persa i perkete te rejave qe Jung arriti te sjell ne boten e psikologjis do te veçonim ketu edhe teorin e personalitetit ose siç quhet "teoria analitike". Ai mendonte se perveç te pandergjegjshmes personale individuale qe perbehej nga mendime dhe kujtime te arkivuara, eksiston gjithashtu dhe e pandergjegjshmja kolektive  qe eshte e perbashket per te gjithe njerezit.
Sipas Jung qellimi i nje personalitetit te shendetshem, eshte te arrije nje lloje kompletimi ne te cilin te gjitha anet e personalitetit zhvillohen ne menyre te plote dhe te integrohen ne menyre harmonike. Ky proçes njihet me emrin individualizem. Siç e dim modeli i Freud per personalitetin ndertohej nga tre komponent themelore (idi), (ego) dhe (superego), ndersa Jung permblodhi dhe varesoi çdo element nga psikja. Psikja perfshin ne vetvete te gjitha mendimet (ose te ndergjegjshmen) dhe ndjenjat (ose pjesa e pandergjegjshme). Jung thote se energjia e libidos mund te drejtohet se jashtmi (ekstraversion) ose se brendeshmi (introversion).
Perveç ketij qendrimi intro-ekstra, Jung formuloi edhe kater funksione psikologjike per te pershkruar sjelljen e njerezve ne relacion me boten qe i rrethon: emocionet, te menduarit, intuita, dhe ndjesia.
Te menduarit dhe emocionet jane funksione racionale qe njerezit i perdorin per te vleresuar eksperiencat e tyre, ndersa ndjenjesia dhe intuita jane funksione jo racionale sepse nuk perdoren per vleresim .

 
  visits 61229 visitatori (152483 hits) Pèrmbajtja e kèsaj faqe èshtè e tuteluar nga Copyright. KUJDES!!! Permbajtja e kesaj faqe eshte vetem ne nivel informative  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente