logo design
   
  psikologjia
  Historia dhe zhvillimi i psikologjise
 




 Historia mijevjecare e njerzimit na meson se njerezit jo vetem qe me ane te komunikimit kane arritur te indentifikohen por edhe  te marrin pjese ne ate qe une do ta  quaja "procesin evolutive" ne te cilin individi ka kerkuar  te kuptoje edhe sjelljen e njerezve te tjere.



 Ne mund te gjejme gjurme te ideve filozofike ne psikologji te Aristoteli dhe Platoni, te cilet debatonin nese idete e njerezve ishin te lindura apo te fituara. 
 Filozofet kane qene gjithmon te interesuar per natyren e njerezve. Ne shek.17-te filozofi anglez John Locke e pershkruan mendjen njerezore si nje pllake shkrimi te pashkruar mbi te cilen mund te shkruheshin te gjitha pervojat jetesore. 
 Ndikimet me te shumta ne premisat e krijimit te  psikologjise vinin gjithmon prej filozofeve  si Cartesio, e  Hobbes. Ndersa ajo qe do te ndryshone apo influenconte mendimin shkencor ishte teoria  e evolimit e publikuar ne librin "Origjina e Llojeve"  ne viti 1859 nga Charles Darwin. Ne teorin e tij te evolucionit, Darwini sugjeroi se kafshet dhe njerzit shfaqin sjellje qe i pershtaten mjedisit te cilat ndihmojne specjen te mbijetoje. Me vone Gustav Fechner botoi "Elementet e Psikofizikes", ku ne te cilin ai pershkron metoden eksperimentale te matjes se seksperiences shqisore. 
 Psikologjia si shkence lindi ne Evrope ne gjysmen e shekullit XVIII-te, ku fizikante dhe mjek te ndryshem filluan te interesoheshin studimit te psikes, duke analizuar emocionet dhe  aktivitetet intelektuale.  Keta "kerkues" i aplikonin studimit te mendjes teknika dhe metoda te cilat perdoreshin me perpara ne shkencat naturore, duke i dhene keshtu jete nje dege te re te shkence, ate te psikologjise. 
 Nje merite te vecante merre Wilhelm Wundt i cili e "dimensionoje psikologjine si nje disipline dhe pjese te njesive akademike". Ai arriti te mblidhte dhe publikonte te gjithe materialin qe kishte akumuluar ne librin "Bazat e psikologjise fiziologjike", oper kjo e konsideruar si nje traktat i vertet "Psiko-shkencor". Ne te njejten periudhe Franc Brentano filozof austriak propzoi nje aproç komplete te ndryshem nga ai i W.Wundt, duke mos u bazuar ne metodat eksperimentale por duke i dedikuar  psikologjise nje konceptim  filozofike. 
 Keto dy rryma te ndryshme interpretimi do te krijonin ne vitet me vone dhe  dy deget te medha te kerkimeve ne fushen e psikologjise, ate eksperimentale dhe teorike. 


 

 
 
  visits 61188 visitatori (152409 hits) Pèrmbajtja e kèsaj faqe èshtè e tuteluar nga Copyright. KUJDES!!! Permbajtja e kesaj faqe eshte vetem ne nivel informative  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente