logo design
   
  psikologjia
  Home
 

Ç’ESHTE PSIKOLOGJIA?
 
  Psikologjia eshte shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja pergjithesisht perkufizohet si gjithcka qe ne bejme. Si p.sh. te ngrenit, te biseduarit, te shkruarit, te vepruarit etj.
  Kognicioni, perfshin proceset mendore, si p.sh. te menduarit, te enderruarit, kujtesen dhe shume faktore qe ndikojne ne zgjidhjen e problemeve. 
           
Sjellja e mases
  Nje aspekt tjeter i studimit shkencor ne psikologji jane proceset biologjike ose fiziologjike qe shpesh shoqerojne sjelljen ashtu dhe kognicionin.
Psikologjia synon te kuptoj sjelljen permes plotesimit te kater qellimeve base:


pershkrimit
parashikimit
► kontrollit dhe
shpjegimit

Me ane te pershkrimit psikologet kuptojne modelet base te sjelljes,zhvillojne teori ose krijojne mundesine e shume prezuposteve dhe  supozimeve mbi sjelljen. Ndersa  parashikimet bazohen ne shume situata te pershkruara nga psikologet, ku njerezit shfaqin disa sjellje ne te cilat qellimi final eshte arritja apo permbushja e kenaqsise.
 Fakti se keto ndodhi permbushin nevojen e kerkimit, ne mund ti klasifikojme si shperblime ose perforcime,p.sh. "Te Mesuarit".Ne kete menyre perforcimi i inkurajon njerezit te modifikojne sjelljen e tyre, dhe ne kete menyre mund te krijojme nje teori qe parashikon se njerezit do ta perserisin nje sjellje te vecante nese do te shperblehen. Jo vetem kaq por ne mund ta provajme faktin e parashikimit duke bere vezhgime te metejshme.
Pasi verifikojne parashikimet psikologet mund te kontrollojne
sjelljen. Kete mund ta kuptojme duke bere nje shembull te thjesht; A e mbani mend personin qe ju buzeqeshi dije? Ju si reaguat? 


Mund te themi se ju jeni sjelle ne nje menyre te dhene, kjo e fundit e kushtezuar edhe nga faktori "kontroll".
Persa i perket shpjegimit, ky i fundit eshte ne relacion linear me pershkrimin, parashikimet dhe kontrollin, ku me ane te te cilave ne mund te depertojme te forcat qe motivojne individin. Shume mire mund te shpjegojme pse "uria eshte  nje sjellje e motivuar".
                       
                                                     
        
           




                Filozof dhe psikolog

                                                                                          
 
  visits 39160 visitatori (103635 hits) Pèrmbajtja e kèsaj faqe èshtè e tuteluar nga Copyright. KUJDES!!! Permbajtja e kesaj faqe eshte vetem ne nivel informative